Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se në Bruksel do të shkojë për të parë se çfarë idesh ka, por ka telefonuar tek përfaqësuesit e BE-së për tu thënë se nëse mendojnë se duhet shërbyer ideve pa kompromis të shqiptarëve, kjo nuk është e mundur.

Fillimisht në mëngjes ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

“Nuk jam i fascionuar me këto deklarata dhe as i frikësuar prej askujt. Nëse nuk ka asgjë pozitive do të themi faleminderit shumë dhe kur të përmbushin marrëveshjet e Brukselit atëherë do të flasim.”

Pastaj në takim me presidentin bullgar ka folur sërish duke thënë se nuk ka shumë shpresë dhe optimizëm për takimin që e pret me përfaqësuesit e Prishtinës.

“Shpresoj të ndodh diçka e mirë, por nuk kam shumë besim dhe nuk jam shumë optimist. Puna jonë është të jemi të pranishëm dhe të luftojmë për interesat tona, por edhe për tërë rajonin.”

Serbia i ka quajtur presion deklarimet nga Kosova për bisedime për kufi dhe idenë e një marrëveshjeje për të zgjidhur problemin. Shtypi serb ka vlerësuar se presidenti Thaçi nuk ka shumë mbështetje përballë delegacionit serb.

Tv Klan