Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në veri të Kosovës, ku një shpërthim i fuqishëm dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Kreu i shtetit serb shfrytëzoi një takim me disa të rinj në Beograd për të hedhur poshtë akuzat e Prishtinës.

“Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër-Lepenc. Këtë e di edhe Prishtina. Çfarë duhet të bëj që të justifikohem? Të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë kur gjithsesi ata do ta interpretojnë si të duan”, tha Vuçic.

Më herët, edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, i hodhi poshtë pretendimet e Kurtit, duke u shprehur se “regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova”.

Madje ai tha se akuzat janë një devijim i qëllimshëm që mund të tregojnë përfshirjen e Kurtit në këtë ngjarje. Beogradi kërkoi zyrtarisht zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.

Tv Klan