Vuçiç sfidon opozitën me një tubim masiv

Vuçiç sfidon opozitën me një tubim masiv

12:24 20/04/2019

Kjo është forca e Presidentit Aleksandar Vuçiç në Serbi. Tubimi i fundit në projektin e së ardhmes së Serbisë në sheshin e parlamentit në kryeqytet, por edhe matja e forcave me opozitën pas katër muajsh protesta.

Ka paralajmëruar tubimin më të madh në histori që prej 50 vjetësh. Mediat serbe njoftojnë për disa qindra mijëra të pranishëm nga e tërë Serbia. Për më shumë se gjysmë dite, gjithçka ka qenë e bllokuar për të dëgjuar të parin e Serbisë. Kosovës i ka thënë kurrë pa një kompromis.

“Emisarë të ndryshëm nga e gjithë bota vijnë në Beograd dhe më thonë ‘bëni diçka për shqiptarët president që ata t’i heqin taksat’. Përgjigja ime është se pavarësisht se kjo nuk do të jetë e lehtë, asgjë nuk do bëjmë. Është koha të sillemi në mënyrë të civilizuar. Edhe ju dhe shqiptarët duhet ta dinë se gjëja më e shtrenjtë është fytyra”.

Në miting nga i tërë rajoni serbët e kanë mbështetur. Përfaqësues nga Bosnja dhe një mirënjohje për punën e Vuçiç, por edhe një mbështetje për sfidat e ardhshme që e presin. Shefi i diplomacisë serbe kishte fjalën.

“Siç e dini kemi treguar fuqinë tonë edhe me atë se gjatë një viti 13 shtete kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Në kohën e opozitës, 83 shtete kanë njohur Kosovën. Për herë të parë më shumë shtete kanë tërhequr njohjen se sa ka patur njohje të Pavarësisë

“, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Millorad Dodik, i presidencës boshnjake, tha se serbët e atjeshëm kanë ndaluar njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Në mbështetje ishte edhe shefi i diplomacisë hungareze, i cili çoi mbështetjen e Kryeministrit Viktor Orban nga Budapesti.

Protestat e opozitës duket se kanë nxitur Presidentin që drejton vendin ku përmenden zgjedhjet shpesh, të krijojë fushatën “E Ardhmja e Serbisë”. Zgjedhjet ende nuk janë vendosur edhe pse shumë janë kërkuar.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT