Vuçiç: Shkojmë në Berlin për dhënë qëndrimin tonë

Vuçiç: Shkojmë në Berlin për dhënë qëndrimin tonë

20:25 18/04/2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duket se do të niset në takimin e Ballkanit në Berlin me idenë që nuk do të ndodh asgjë e re. Por, para kësaj si për balancë do të takohet në Kinë me krerët e këtij shteti dhe me Presidentin rus, Vladimir Putin.  Në kryeqytetin serb duke pritur një grup nga Kosova që kanë arritur në këmbë për mitingun e paralajmëruar të tij, ka thënë se edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët duhet ta dinë se pa kompromis mund ta harrojnë zgjidhjen për Kosovën. Serbia nuk firmos më asgjë.

Serbia shkon në Berlin për të biseduar për gjithçka dhe të nxjerrim qëndrimet tona të qarta. Ne kemi besim tek Presidenti francez dhe kancelarja Merkel dhe besojmë se ata do ta kuptojnë se çfarë po ndodh në rajon dhe do të jetë një shtytje e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe jo mundësi që njerëzit e papërgjegjshëm të fitojnë hapësirë.”

Ai ka thënë se shpreson që shteti serb nuk do të jetë i detyruar të marrë masa reciproke ndaj Kosovës, por nëse nuk hiqet taksa, shqyrtimi do të jetë serioz. Serbia nuk ka nevojë që Kosova ta njohë si shtet.

Ultimatumeve nga Prishtina dhe veprimet e kundërligjshme nuk mund të tolerohen nga Serbia pafundësisht. Këtë do ua them edhe Merkel dhe Macron. Shqiptarët duhet ta dinë se nuk do të kenë asgjë pa marrëveshje me Serbinë. Nuk mund ta detyrojnë Serbinë të gjunjëzohet, përveç nëse Haradinaj arrin të më rrëzojë nga pushteti siç kishte premtuar.”

Vuçiç ka alarmuar megjithatë që presioni për njohjen e pavarësisë do të shtohet. Njohja reciproke si në letrën e Presidentit, Donald Trump, është ritheksuar edhe nga ambasadori amerikan në Serbi.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT