“Do jemi neutralë në raportet BE-Rusi”

Aleksandër Vuçiç dhe partia e tij progresive fituan bindshëm zgjedhjet e së Dielës në Serbi. Vuçiç siguroi një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale, ku triumfoi me 59.8% të vovave.

Bëhet fjalë për një mbështetje mbi 3 herë më të lartë se rivali i tij pro-perëndimor, Zdravko Ponosh, ish-shefi i shtabit të ushtrisë, që sigroi vetëm 17.1% të votave. Në fjalimin e fitores, Vuçiç u shpreh se do të ruajë të njejtat balanca të dëritanishme me vendet perëndimore përfshirë, duke mos hequr dorë nga synimi për t’u antarësuar në Bashkimin Europian por edhe me Rusinë apo Kinën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

“Do të ruajmë të njejtën politikë neutrale që ka marrë mbeshtetje të jashtëzakonshme. Nuk do të jemi pjesë e asnjë aleance ushtarake. Do të ruajmë marrëdhënie jo vetëm korrekte por edhe miqësore edhe me Federatën Rusë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Opozita pranoi rezultatin, por megjithatë renditi disa shkelje duke u bazuar edhe në raportimet e vazhguesve të pavarur vendas e të huaj. Në këto zgjedhje votuan edhe serbët e Kosovës, të cilët u dërguan me autobusë drejt qendrave më të afërta të votimit në territorin e serbisë, pasi qeveria Kurti, nuk lejoi zhvillimin e zgjedhjeve serbe. Të Dielën, në Serbi u zhvilluan njëherësh zgjedhjet presidenciale, ato parlamentare dhe zgjedhjet e pjesëshme lokale.

Tv Klan