Vuçiç: Shpresoj që “Minishengeni” të zgjerohet

Vuçiç: Shpresoj që “Minishengeni” të zgjerohet

15:34 20/12/2019

Do të vizitojë Durrësin për të parë dëmet e tërmetit

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç, ka thënë se është i lumtur që në takimin e ardhshëm të Minischengenit në Shqipëri do të ketë edhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Ai para nisjes për në Shqipëri, gjatë një takimi me disa studentë ka theksuar se kjo nismë u pengon edhe disa të huajve, pavarësisht se siç tha, është i bazuar në procesin e Berlinit. Vuçiç tha se shpreson që kjo nismë të zgjerohet.

“Jam i kënaqur që presidenti i Malit të Zi do të vijë në Tiranë. Dua të besoj që në të ardhmen ka mundësi që kjo lidhje e tri vendeve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, jo një union politik, por para së gjithash në ekonomi dhe tregti, në mbështetje të qytetarëve dhe të lirisë së lëvizjes, të zgjerohet”.

Serbia dëshiron paqe dhe jo luftë. Kjo ka qenë porosia për politikën e Kosovës e presidentit serb. Vuçiç tha se Serbia nuk përzihet se si formohet qeveria e Kosovës, por nëse hiqet taksa atëherë do të vazhdojë dialogu. U përgjigj edhe për deklarimet e tij për masakrën e Recakut në Kosovë.

“Dua të shprehem ndryshe nga disa zyrtarë serbë. Interes vital është paqja për Serbinë dhe do bëjmë gjithçka që ta ruajmë. Kur kam folur, nuk ka qenë një pajtueshmëri domethënëse, ka qenë një bashkim i imi me Listën Serbe që vepra verbale të mos dënohet me burg si në rastin e Zotri Teodosijeviç, atëherë reaguan 4 ambasada pasi nuk mund të pajtohen me një qëndrim ndryshe. Ata heshtin kur në Jasenovaç, tani vend i BE-së (Kroaci), na thonë që nuk është bërë gjenocid. Këtu nuk bëhet fjalë për Recakun për vrasjen e 100, dhjetëra, apo qindra njerëz. Është fjala për rreth 40 njerëz, për të cilët për një pjesë ne themi që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe ata jo”. 

Shtypi serb i ka kushtuar rëndësi takimeve në Tiranë. Axhenda thotë se Vuçiç do të vizitojë Durrësin me liderët tjerë për të parë pasojat e tërmetit. Kurse, përveç protestave kundër Vuçiç, gazetarë të shumtë serbë raportojnë edhe për jetën jashtë politikës. Këto janë pamje të agjencisë serbe që Tiranën e quan një qytet që tërësisht dhe në çdo rrugë ndriçon për festat e fundvitit.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi