Vuçiç: Shqipëria ka bregdet fantastik

Vuçiç: Shqipëria ka bregdet fantastik

23:18 10/10/2019

“Gjithnjë e më shumë serbë po vizitojnë Shqipërinë”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se Shqipëria ka një bregdet fantastik, dhe që gjithnjë e më shumë serbë po vijnë në vendin tonë për pushime në det.

Megjithatë, ai thotë se numri i turistëve serbë është ende i vogël, ndërsa lëvizja e lirë e njerëzve në Ballkan do t% ndihmonte në rritjen e tyre.

Duhet të flasim për integrime të mëtejme, për lirimin e kufijve për qarkullim, qarkullimin e njerëzve. E dini që çdo vit, edhe pse ende numër i vogël, por gjithnjë e më shumë serbë shkojnë në Shqipëri në bregdet. Përse nuk ia hapni dhe mundësoni këtë pasi keni një bregdet fantastik. Dhe, njerëzit atje janë nikoqirë të mirë. Përse nuk fitoni para dhe përse nuk punojmë në këtë. Unë dua që më shumë nga ju të vijnë në Beograd. Keni pasur ju Idro probleme ndonjëherë dhe a është sjellë dikush me përçmim ndaj jush? Ka pasur rast kur nuk kam dashur tu përgjigjem në pyetje? Ndonjëherë kam bërë shaka më shumë në llogari timen se sa në tuajën, por kurrë nuk ka ndodhur të mos kem respekt maksimal dhe të kem mospërfillje. Ju ka ndodhur gjë në Beograd? Unë dua të shoh më shumë nga ju, më shumë para të shpenzoni këtu, të punoni. Nuk kuptoj se si mendoni të përparojmë? Ne kemi fusha ku nuk kemi mjaftueshëm punëtorë, na ndihmoni. Ne kemi dije të caktuara dhe punëtorë ne disa fusha ku ju nuk keni mjaftueshëm. Ta fillojmë duke dhënë leje pune për të gjithë në territorin e këtij rajoni.

Përveç Tiranës, të cilën tashmë e ka vizituar, Vuçiç thotë se do të donte të vizitonte Shkodrën dhe Vlorën.

Do të doja të njihem, pasi nuk kam qenë kurrë në Shkodër, as në Vlorë. Ajo që kam dëgjuar nga njerëzit që e dinë këtë, thonë se ka një bregdet jashtëzakonisht të bukur. Kur kam qenë në Tiranë jam ndjerë mirë. Kanë qenë disa protesta. Por, edhe këtu ka protesta ja siç dëgjoni dikush po bërtet tani këtu jashtë, nuk e di se për çfarë, por jam mësuar në protesta për çdo ditë. Por, kur vijnë zgjedhjet dhe numërohen votat nuk e kanë të qartë se si ne fitojmë më së shumti.”/tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori