Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot do të takohet për herë të dytë në një kohë të shkurtër me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 Sipas mediave serbe, këtë takim kreu i shtetit serb po e zhvillon në kohën kur ka shumë shqetësime shtetërore, pasi në momentin e fundit, Brukseli filloi një interpretim të ri të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe si dhe kur Bruksel dhe Uashingtoni janë duke e rritur presionin ndaj “mbylljes së shpejtë të rastit të Kosovës”.

Në prag të udhëtimit, Vuçiç ka thënë se nuk mund të presë shumë nga ky takim./tvklan.al