Presidenti serb prezanton programin ekonomik 5-vjeçar

Taksa ‘Haradinaj’ ndaj prodhimeve serbe nuk ka pasur ndikim në ekonominë e Serbisë. Këtë e ka pohuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili kërkoi heqjen e taksës si të vetmen mënyrë për të vijuar dialogun me Prishtinën, gjatë prezantimit të vizionit të tij për Serbinë e 5 viteve të ardhshme.

“Sa i përket Serbisë, do të bëjë punën e saj. Nëse doni të hiqni taksat në rregull. Nëse jo, asgjë dhe faleminderit. Ne kemi një rritje ekonomike përkundër taksës ndaj për mallrat serbe”.

“Serbia 2025” titullohet projekti ambicioz i prezantuar nga Aleksandar Vuçiç në Beograd. Projekti parashikon 14 miliardë euro investime. Çdo vit, gjatë pesë viteve të ardhshme qeveria serbe do të investojë 2.5 deri 3 miliardë euro, para të cilat do të vijnë nga rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto, që sipas Vuçiç është rezultat i performancës tepër të mirë ekonomike.

Mbi 5 miliardë euro do të shkojnë për rinovimin e infrastrukturës. Nga këto, 150 milionë euro do t’i jepen zyrës për Kosovën për infrastrukturën e rajoneve serbe në veri. Deri në 2025-ën, paga mesatare synohet të rritet në 900 euro, ndërsa pensionet deri në 400.

Tv Klan