“Të mos u lemë fëmijëve tanë një konflikt të ngrirë”

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka theksuar se pret angazhimin e Kosovës në projektin e Minishengenit brenda 7 ditësh dhe puna për realizimin e marrëveshjeve do të vazhdojë. Ai ka thënë se bashkëpunimi rajonal do të mundësojë lehtësimin e jetës së qytetarëve. Me Kosovën, siç ka theksuar Vuçiç, duhen zgjidhur problemet.

“Duhet të luftojmë për një zgjidhje të kompromisit për Kosovën dhe nëse nuk mund ta arrijmë këtë duhet të shmangim krijimin e konflikteve në të ardhmen. Paqja është një interes vital i popullit tonë dhe për ne kjo ka një domethënie të rëndësishme.  

Vuçiç, duke folur pas samitit të Sofjes në një konferencë ka theksuar se shumë gjëra mund të ndryshojnë në rajon duke bashkëpunuar në fusha të ndryshme.

“Ne duhet të nxjerrim leksione nga ato që kanë ndodhur viteve ’90. Më e rëndësishmja për mua është të mos u lemë fëmijëve tanë një konflikt të ngrirë. Por, porosia jonë është e paqes dhe e dialogut, e dëshirën për vazhdimin e bisedimeve dhe të kuptojmë se zgjidhja më e mirë është në dialog. Më mirë ta arrijmë këtë më herët se sa vonë”.  

Presidenti serb ka theksuar se është çështje ditësh kur ta njoftojë Kryeministri Edi Rama, për finalizimin e procedurave rreth udhëtimit me karta identiteti në mes të dyja vendeve.  

Tv Klan