Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, u ka uruar ditëlindjen presidentit amerikan Donald Trump dhe e ka ftuar ta vizitoj Serbinë. Në këtë letër presidenti serb shprehu gatishmërinë për ta pritur pasi sic tha asnjë president i SHBA nuk e ka vizituar Serbinë prej katër dekadash. Fillimisht Vucic ka përmendur aleancën në lfytërat botërore.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Kjo është arsyeja që dua të konfirmoj dëshirën time të fuqishme për të zhvilluar një dialog politik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve tona. Me vizitën tuaj do ta konfirmonit që dëshira për lidhje më të forta është e dyanshme, gjë të cilën qytetarët e Serbisë do ta dinin ta respektonin dhe vlerësojnë”, thuhet në letrën e Vuçiç.

Presidenti serb ka theksuar se marrëdhëniet e Serbisë dhe SHBA i nxitë edhe gatishmëria e tij për të ndihmuar dialogun Beograd Prishtinë, duke zgjidhur kështu, siç ka thënë Vucic, problemin shekullor të Kosovës.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Siç e dini edhe vet, Zoti president, në problemin e Kosovës dhe Metohisë gërshetohen të drejtat dhe interesat jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës por edhe të aktëherë ndërkombëtare, që e bën një burim të manipulimeve dhe destabilitetit politik të pafund. Askujt, megjithatë, nuk i intereson më shumë për zgjidhjen e kësaj barre të rënd se sa Serbisë. Andaj me dëshirë dhe besim në mënyrë reale dhe guximshëm, jemi nisur në kërkim të një zgjidhje të përhershme, e cila vendit tim dhe tërë rajonit do t’ia mundësonte paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, prosperitietin ekonomik dhe progresin në rrugën evropiane”, ka thënë Vuçiç në letrën dërguar presidentit amerikan.

Vuçiç ka lutur homologun Trump që të ndikoj kundrejt Kosovës për të hequr taksën në mënyrë që të vazhdoj dialogu. Ai presidentin Trump e ka ftuar disa herë pasi shumë serb kanë simpati, por edhe politika besonte se diçka mund të ndryshohej me fitoren e tij.

Tv Klan