Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ishte gjatë ditës në lokacione sekrete me ushtrinë e Serbisë. U krijua përshtypja e ndonjë mase konkrete, por Serbia sërish do të qëndrojë në rrugën e paqes.

Vuçiç doli para gazetarëve dhe tha se Kosova nuk kishte asnjë bazë ligjore, përfshirë edhe ligjet e Kosovës. Shpreson se Këshilli i Sigurimit do t’ia mundësojë të sqaroj sitatën në versionin serb. Personalisht do të shkojë në New York.

“Marr përsipër rrezikun personal të them se e kemi të nevojshëm kompromisin. Ata kurrë nuk kanë dashur një gjë të tillë. Është e qartë se të gjitha i kanë bërë me mbështetjen e SHBA dhe Bitanisë së Madhe, në këtë rast edhe të Gjermanisë. Jam shumë i dëshpëruar me këtë fakt, por kjo nuk është risi”.

Vuçiç tha se serbët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë dhe për ta pati porosi të veçantë. Serbia luftë nuk dëshiron, por nëse forcat e Kosovës shkojnë në veri, kjo nuk do të tolerohet.

“Jam i qetë pasi kemi bërë gjithçka që ta ruajmë paqen. Nuk duhet të brengoseni pasi çdo tentim sulmi ndaj serbëve, përndjekje apo dhunë, Serbia do të ketë fuqi t’u mbrojë”.

Presidenti serb tha se do të kthehej në bisedime, por më nuk i interesojnë veprimet e Kosovës, përveç anulimit të tyre.

Tv Klan