Vuçiç vizitë në Greqi, Mitsotakis i dërgon mesazh Turqisë

Vuçiç vizitë në Greqi, Mitsotakis i dërgon mesazh Turqisë

13:50 11/12/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar vizitë zyrtare në Greqi ku është pritur nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Shefi i qeverisë greke i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet mes Greqisë dhe Serbisë, ku gjatë vizitës në Athinë u firmosën edhe marrëveshje të bashkëpunimit strategjik.

Nga ana tjetër, Presidenti Vuçiç vlerësoi Kryeministrin Mitsotakis për hovin që i ka dhënë ekonomisë së vendit në një kohë të shkurtër.

Gjatë takimit që pati me Vuçiç, Mitsotakis i drejtoi edhe një mesazh Turqisë, për konfliktin që ka lindur së fundmi për marrëveshjen e kufirit detar mes Turqisë dhe Libisë, kufi ky që ndodhet pranë ishullit të Kretës.

Qëndrimi i butë i Greqisë nuk duhet të merret për dobësi, theksoi Kryeministri grek.

“Kemi mjetet dhe vullnetin për të mbrojtur të drejtat tona. E gjithë bashkësia ndërkombëtare është në favor të Greqisë dhe ka hedhur poshtë paktin Turqi-Libi. Ne kemi aleatë të fortë që kanë dënuar këtë pakt”, është shprehur Mitsotakis gjatë konferencës së shtypit me Presidentin e Serbisë.

Për shkak të pakënaqësisë së paktit detar Turqi-Libi, Greqia dëboi ambasadorin libian në Athinë. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi