Vuçiç: Zgjidhje me kompromis, ose do të shkatërrojmë veten dhe të tjerët

Vuçiç: Zgjidhje me kompromis, ose do të shkatërrojmë veten dhe të tjerët

23:10 10/10/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thotë se ka vetëm një rrugë për zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, e ajo është rruga e kompromisit. Sipas tij, të dyja palët duhet ta kuptojnë nuk do të ndodhë që njëra palë të pranojë gjithçka.

I pyetur nga korrespondenti i Tv Klan në Beograd, Idro Seferi, nëse beson se paqja me Kosovën është e mundur të arrihet, Vuçiç u përgjigj: “Marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës nuk janë të mira për shkak se kemi qëllime dhe interesa të ndryshme. Të mos flas për ato që të gjithë i dimë dhe më mirë të flas me një gjuhë të thjesht: ose do të kuptojmë edhe njëra dhe tjetra palë që duhet të arrijmë në kompromis tek zgjidhja, ose ajo që njëra palë të pranojë gjithçka nuk do të ndodhë. Ose do të pranojmë zgjidhjen e kompromisit ose do të shkatërrojmë edhe vetën dhe të tjerët dhe më shumë njerëz do të braktisin hapësirat ku jetojmë. Sa i përket kompromisit ne jemi të gatshëm, kurse shqiptarët le të mendojnë për këtë.

Në lidhje me tezën për korrigjim kufijsh me kompromise të dhimbshme që ka qarkulluar vitin e fundit, Presidenti serb thotë se ai kurrë nuk ka folur për Preshevën dhe Bujanocin, apo Medvegjën, për të cilën thotë se nuk e ka kuptuar pse është futur në këtë listë.

Jam përpjekur të mos flas për gjëra që njerëzve mund t’ua vështirësojnë punën. Dua të kuptohemi këtu që territori që është në kontest është Kosova dhe se më shumë se gjysma e vendeve të botës nuk e kanë njohur pavarësinë. Ne jemi të gatshëm që me shqiptarët të gjejmë zgjidhjen e kompromisit. Nëse shqiptaret i qasen kësaj që ne jemi të pavarur dhe duhet të na pranoni ky është fundi i gjithçkaje…

Ai thotë se me “çfarëdo lloj ideje për zgjidhje të dilni do të jeni të çmontuar dhe të shkatërruar edhe në publik serb edhe shqiptar, kudo të njëjtin moment. Më së lehti është të flasim që duam paga më të mira, duam të jetojmë më mirë edhe në Beograd edhe në Prishtinë, duam të jemi më së miri në botë, duam të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por nuk duam të zgjidhim problemet me shqiptarët, ndërsa shqiptarët thonë nuk duam t’i tolerojmë Serbisë dhe kjo është e gjitha, shumë mirë. Por, më pas nuk do të mund të hani më shumë, nuk do të mund keni më shumë, nuk do të mund të jetoni më mirë. Këtë gjë nuk dëshiron ta thotë askush përveç meje.

Presidenti serb thotë se të gjithë, me dëshirë apo pa dëshirë, duhet të ndihmojnë nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord.

Nëse ne nuk biem dakord e gjithë bota do të dojë të na ndihmojë nga rezultati nuk ka asgjë. Gjithçka është mbi ne. E ardhmja jonë dhe marrëdhëniet tona na ngelen ne. Unë mendoj se nëse serbët dhe shqiptarët i rregullojnë marrëdhëniet, një herë e përgjithmonë si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan, mendoj se 150 vjetët e ardhshme nuk do të kemi asnjë lloj problemi. Mund të përparojnë në aspektin ekonomik më së shpejti. Nëse këtë nuk e bëjmë rrezikojmë të na ngelen territore të zbrazëta. Ajo që ne sot jemi më shumë se sa ju, nuk do të thotë asgjë. Të gjithë njerëzit tuaj do të shkojnë në Zvicër, Nju Jork, të gjithë tanët do të shkojnë në Austri, Gjermani dhe nuk e di se ku. Njerëz të tjerë do të banojnë në territoret tona në të ardhmen.” /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi