Vullkani më i madh në hapësirë mund të shpërthejë

Posta

Vullkani më i madh në hapësirë mund të shpërthejë

10:35 20/09/2019

Vullkani më i fuqishëm i sistemit tonë diellor mund të shpërthejë. Quhet Loki dhe ndodhet në satelitin më të madh të Jupiterit, dhe është një liqen mjaft i madh llave, i cili aktivizohet në mënyrë ciklike në çdo 475 ditë. Sipas përllogaritjeve, shpërthimi mund të verifikohet brenda 24 Shtatorit, pasi herën e fundit ka ndodhur në Maj të vitit 2018.

Studimit është kryer në laboratorët e Institutit të Shkencave Planetare në Arizonë dhe është paraqitur në Gjenevë, me rastin e Kongresit që u mbajt pikërisht mbi Astronominë.

Sipas fizikantes Julie Rathbun, Loki është mjaft i ndritshëm dhe i dallueshëm nga teleskopët e pozicionuar në Tokë. Vëzhgimet 20-vjeçare tregojnë për një korrektesë të habitshme të ciklit të tij. Deri në vitin 2000 shpërthimet ndodhnin çdo 540 ditë, më pas ka pasur një periudhe të qetë deri në 2013, kur nisi të ndizet me rregullsi, por me cikël më të shkurtër.

Sipas fizikantes është mjaft e vështirë të parashikohet aktiviteti i vullkaneve në Tokë, pasi janë të shumtë faktorët që ndikojnë. Por në këtë rast, në vullkanin jashtëtokësor, mendohet se dimensioni i tij i jashtëzakonshëm ndikon që ligjet bazë te fizikës të dominojnë shpërthimet.

Klan Plus


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT