Stromboli ka shkaktuar 3 cuname gjatë mesjetës. Vullkani që ende sot është aktiv në ishujt Eolie pranë Siçilisë në Itali, në periudhën 1343-1456 ka shpërthyer duke rrëzuar një pjesë anësore të malit, duke sjellë si pasojë edhe tre cuname gjatë atyre viteve. Një dëshmitar i veçantë i këtyre dukurive natyrore ka qenë edhe poeti i njohur Francesco Petrarca, i cili ndër të tjera në një letër flet se në Napoli u verifikua një stuhi mjaft e çuditshme.

Kërkimi është kryer nga Instituti i Vullkanologjisë dhe Gjeofizikës, si dhe disa universiteteve italiane dhe amerikane. Sipas ekspertëve, ai më i fuqishmi ka ndodhur në vitin 1343, që përkon edhe me shkatërrimin e porteve të Napolit dhe Amalfit, për të cilat flet edhe Petrarca.

Për të arritur në këtë konkluzion ekspertët thonë se është nevojitur një punë e bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes vullkanologëve dhe gjeologëve. Ky kërkim hedh dritë mbi fuqinë e vullkanit dhe pasojat që mund të sjellë, duke pasur parasysh që këto dukuri janë verifikuar në kohë relativisht të afërta.

Klan Plus