Më shumë se 42 000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pranë një vullkani në Bali të Indonezisë, sipas Kryqit të Kuq, pasi autoritetet janë të shqetësuar se ai mund të shpërthejë.

Ditët e fundit, në zonën përreth malit Agung ka patur qindra raste të dridhjeve të tokës, si dhe shenja se magma po arrin të dalë në sipërfaqe.

Autoritetet kanë vendosur një parametër sigurie prej 12 kilometrash, në zonën që ka aktivitet vullkanik dhe kanë vendosur nivelin më të lartë të alarmit, që prej të premtes.

Qendra kombëtare për vullkanet në Indonezi njoftoi në një deklaratë publike të dielën se, lëvizjet sizmike në mal po rriten dhe ka mundësi që vullkani të shpërthejë.

Mali Agung ndodhet rreth 3 000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në pjesën lindore të Balit dhe është një ndër 130 vullkanët aktivë në Indonezi./tvklan.al