Pak ditë më parë kompania e njohur amerikane Pfizer, në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech kanë deklaruar se kanë gati një vaksinë kundër COVID-9, e cila i mbron pacientet mbi 90% nga virusi.

Kompania deklaruan se kishin bërë shumë prova me vullnetarë dhe nuk kishte efekte anësore, ndaj kërkuan që kjo vaksinë të aprovohej dhe të ishte për të gjithë qytetarët në mbarë botën.

Por nga ana tjetër, disa vullnetar kanë treguar efektet negative që kanë pasur kur u është injektuar vaksina e Pfizer.

Daily Mail ka intervistuar disa prej vullnetare dhe ata kanë treguar eksperiencën e tyre pas marrjes së vaksinës.

Disa prej tyre thonë se kanë pasur një dhimbje të fortë koke, njësoj si nata pasi je dehur me alkool. Po ashtu ata shprehen se kanë pasur temperaturë, dhimbje trupi për disa orë me radhë.

Një tjetër vullnetar ka treguar se efektet kanë qenë njësoj si ato të vaksinës së gripit, por shtoi se mas marrjes së dozës së dytë simptomat ishin bërë më të forta.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë testuar më shumë se 43,500 njerëz në 6 vende të ndryshme për të parë ecurinë dhe efektivitetin e vaksinës./tvklan.al