VV e LDK bien darkord për qeverinë e re

VV e LDK bien darkord për qeverinë e re

15:39 10/10/2019

Albin Kurti do të jetë Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hedhur hapat e parë drejt krijimit të një qeverie të përbashkët.

Në takimin që zhvilluan sot kreu i LVV-së Albin Kurti me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin e LDK-së, kanë rënë dakord që të krijojnë grupet e punës për të vazhduar më tutje bisedimet për programet  e tyre.

Albin Kurti: Ekipet tona do të takohen për t’u dakorduar për programet tona. E uruam njëri-tjetrin për gjithçka sepse jemi pajtuar se do të qeverisim bashkë.

Vjosa Osmani: Sapo zhvilluam takimin tonë të parë për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve e jo të detajeve.

Çështja e Kryeministrit do të jetë e padiskutueshme tha Osmani, pasi sipas saj fituesi do të marrë këtë post.

Vjosa Osmani: Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë se po e presim rezultatin final. Kushdo që ka fituar do të marrë postin e Kryeministrit.

Por Kurti nuk u përgjigj konkret nëse do t’ia lë postin e Kryeministrit Vjosa Osmanit në rast të ndryshimit të rezultateve pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.

Të dyja partitë janë pajtuar që të zvogëlojnë numrin e Ministrive dhe zv/ministrave ndërsa kanë premtuar se 30% e kabinetit qeveritar do të jenë të gjinisë femërore. Takimet në nivel të ekipeve të punës do të vazhdojnë nesër.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT