“VV nuk i ka votat për mocion mosbesimi”


“VV nuk i ka votat për mocion mosbesimi”

12:51 11/08/2020

Zv/kryeministrja: Bashkëpunimi në koalicion është i mirë

Pavarësisht zërave për mosmarrëveshje brenda partnereve të koalicionit qeverisës, zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e Nismës, Albulena Balaj-Halimaj ka thënë se të gjithë aleatët kanë besim në partnerin e tyre kryesor në koalicion, LDK-në dhe kryeministrin Avdullah Hoti. Në një intervistë për Ekonomia Online Balaj- Halimaj ka pranuar se brenda koalicionit ka mospajtime për disa çështje, por sipas saj bashkëpunimi në qeveri është i mirë.

 “Ne deri më tash kemi pasur një bashkëpunim të mirë me kryeministrin Hoti dhe po vazhdojmë ta kemi, dhe në momentin që nuk e kemi këtë besim ne do t’ia marrim ashtu siç ja kemi dhënë. Në mund të kemi mospajtime të cilat edhe mund të bëhen publike”.

Sipas saj edhe bashkëpunimi lidhur me procesin e dialogut brenda koalicionit ka qenë efektiv, pavarësisht faktit se disa nga përfaqësuesit e AAK-së apo Nismës kanë shprehur rezerva lidhur me qasjen e qeverisë ndaj këtij procesi.

“Në Bruksel kemi qenë së bashku dhe kështu kemi përgatitur parimet  temat të gjithë bashkë, kështu po vazhdojmë të jemi për aq sa ka zhvillime në Bruksel”.

Ndaj ajo është e bindur se nisma e Lëvizjes Vetëvendosje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë “Hoti” nuk do të gjejë mbështetje në Kuvend. 

“Ata kanë dashur të bëjnë një spektral dhe e kanë filluar një të tillë. Por ata nuk e di nëse i kanë numrat për ta proceduar në seancë e lërmë ta rrezojnë Qeverinë, normalisht se është e drejtë së cilit të iniciojë dhe ne edhe mund ta kem pritur nga VV sepse është krejt ligjore. Por, ne nuk besojmë që ata mund ta bëjnë këtë, sepse nuk i kanë numrat dhe mbështetjen e partive tjera politike”.

Por pavarësisht bindjes së numrit dy të qeverisë, suksesi i nismës së mocionit të mosbesimit të ndërmarrë nga Vetëvendosja e Albin Kurtit varet nga qëndrimi që do mbajë PDK dhe AAK.

Tv Klan




Të ngjashme