Wadephul nxit palët për miratimin e Kodit Zgjedhor pa asnjë ndryshim


Wadephul nxit palët për miratimin e Kodit Zgjedhor pa asnjë ndryshim

17:34 09/07/2020

Johann Wadephul, numri dy i CDU-CSU në Budestagun gjerman, në një reagim të fundit të bërë në Tëitter, apelon që të miratohet pa asnjë ndryshim marrëveshja e arritur mes PS e PD më 5 Qershor për Kodin e ri Zgjedhor.

Wadephul  shprehet se ndihet i keqardhur që kjo marrëveshje ende nuk është miratuar, teksa shton se zbatimi i saj është një element kyç për Shqipërinë në rrugën drejt BE.

 “Shpreh keqardhje që marrëveshja e 5 Qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensus i partive politike për Reformën Zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj janë  kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”/ tvklan.al




Të ngjashme