Mediat e huaja shkruajnë se bukuroshja ka nisur një romancë me futbollistin Keita Balde

Telenovela më e përfolur rikthehet sërish në botën e showbizz, me një kthesë të re. Thashethemet e fundit për Wanda Narën dhe Mauro Icardin vijnë nga Spanja.

Gazetari spanjoll Jordi Marti ka bërë me dije se Wanda po tradhton Icardin me një ish-koleg të Interit. Bëhet fjalë për Keita Balde, ish- lojtar i Lazios dhe Interit, i cili luan aktualisht me Spartakun e Moskës.
Vetë Balde është i martuar me modelen italiane Simona Guatieri, me të cilën ka dhe një fëmijë.

Wanda Nara

Wanda Nara mendohej se mund t’i bashkohej sërish bashkëshortit në Stamboll, ku Icardi luan me Gallatasaray, por në fakt ka postuar në rrjetet sociale foto duke pushuar në Dubai.

Sipas disa mediave spanjolle dhe argjentinase, Wanda mori këtë vendim për të takuar futbollistin i cili ndodhet pikërisht në Dubai për t’u stërvitur me skuadrën e tij.

Mesa duket Icardi po vuan ”mallkimin” e Maxi Lopez, ish-sulmuesit dhe imikut të tij në shkuadrën e Sampdoria kur në 2014, i “rrëmbeu” bashkëshorten, pikërisht Wanda Nara. Lopez ka sqaruar se nuk dëshiron të jetë më mik me Mauron pas asaj që ndodhi.

Klan News