Modelja argjentinase pozon me të brendshme

Wanda Nara, ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet e saj sociale pasi ka postuar një video tejet provokuese. Modelja argjentinase shihet e veshur me të brendshme, e shtrirë në një shtrat.

Videoja e shkurtër është bërë virale në Instagram duke grumbulluar qindra mijëra pëlqime në vetëm dy orë. 35-vjeçarja është rikthyer së fundmi me futbollistin Mauro Icardi pas një krize disa mujore në marrëdhënien e tyre. Dyshja u ndanë dhe Icardi u përfol se ishte në lidhje me një aktore turke.

Vetëm dy ditë pas mbërritjes në Argjentinë pas udhëtimit në Maldive me Mauro Icardin, ajo u përfshi në një lum thashethemesh me L-Gante, ku këtë herë bëhej fjalë për një sherr të ashpër që përfundoi me të bërtitura dhe ofendime.

Uanda Nara dhe L-Gante janë bërë një nga dyshet më të përfolura si në media ashtu edhe në rrjetet sociale. Ajo që filloi si një bashkëpunim, çoi në një miqësi që shumë e interpretuan si një lidhje pasionante që do të kishte lindur ndërkohë që të dy po përjetonin kriza me ish-partnerët e tyre përkatës ajo me Mauro Icardin dhe ai me Tamara Báez.

Klan News