Atleti fitoi një garë të paharrueshme në 400 m me pengesa, theu rekordin e tij botëror

Atleti norvegjez Karsten Varholm fitoi medaljen e artë në garën 400 metra me pengesa, duke triumfuar në një nga garat më të mëdha ndonjëherë të të gjitha kohërave në olimpiada.

Sportisti theu rekordin e tij botëror e gjithashtu fitoi duelin me rivalin e tij amerikan Rei Benxhamin. Varholm e theu muajin e shkuar rekordin botëror që kishte 29 vite i pandryshuar.

Ai e përfundoi garën në kohën 45 sekonda e 94 të qindat, me 78 të qindat më shpejt se sa rekordi i tij i mëparshëm.

Më pas, një festim si Supermeni, duke shqyer veshjen sportive.  Edhe amerikani Benjamin e theu rekoridn botëror të një muaji më parë të norvegjezit, duke realizuar kohën 46 sekonda e 17 të qindat.

Medalja e bronztë u fitua nga braziliani Alison dos Santos, i cili realizoi kohën 46 sekonda e 72 të qindat.  Në total, në këtë finale u vendosën gjashtë rekorde kombëtare, por performanca e norvegjezit do të jetë një ndër më specialet e Atletikës në Tokio 2020.

Klan News