Mposht Philadelphia dhe shpreson kualifikimin, fiton dhe Utah Jazz

Kur pritej që Philadelphia të ishte skuadra e dytë nga Lindja që kalon në gjysmëfinale të play-off në NBA, ka ndodhur e kundërta. Washington Wizards fitoi 122-114, duke rihapur garën për një vend në fazën tjetër. Gjithsesi, Philadelphia udhëheq 3-1 serinë e ndeshjeve, mjafton 1 fitore.

Sikur të mos mjaftonte humbja, Philadelphia mori edhe një lajm të keq dëmtimin e lojtarit të saj kryesor Joel Embiid. Për sa i përket takimit, ai ishte në përgjithësi i ekuilibruar, me rivalitet, ku për Washington u dallua Westbrook me një “triple double” (19 pikë, 21 rebound, 14 asist). Mirë u paraqit edhe Beal me 27 pikë.

Në Perëndim, Utah Jazz fitoi ndeshjen e tretë, që mundi 120-113 Memphis Grizzlies dhe tashmë udhëheq 3-1 serinë e takimeve. Jazz përmbysin kështu totalisht situatën, nga 0-1, në 3-1 dhe tani janë një fitore larg gjysmëfinaleve.

Ndeshje mjaft e mirë e Mitchell, autor i 30 pikëve për miqtë, mbështetur edhe nga Clarkson me 24 pikë. I vetmi ekipi që fitoi të gjitha ndeshjet e play-off në cerekfinale është Milwaukee Bucks, duke u bërë i pari që kalon në 1/2 finale në Lindje.

Klan News