Werner kthehet te Leipzig





Werner kthehet te Leipzig

23:40 08/08/2022

Sulmuesi gjerman nuk shkëlqeu te Chelsea

Timo Werner do të kthehet te Leipzig pas 2 sezoneve pa shkëlqim te Chelsea ku realizoi 22 gola në 84 ndeshje. Mediat raportojnë se është arritur akordi dhe transferimi i sulmuesit do të kushtojë 30 milionë euro.

Një marrëveshje me përfitim për Leipzig që në 2020 e shiti për 53 milionë euro te blutë e Londrës dhe tani gjermani është jashtë planeve të trajnerit Thomas Tuchel.

Një mundësi më shumë edhe për Armando Brojën, pasi ulet konkurrenca në sulm. Timo Werner me fanellën e Leipzig ka shënuar 95 gola në 159 paraqitje.

Tv Klan













Të ngjashme