WhatsApp arrin 2 miliardë përdorues

WhatsApp arrin 2 miliardë përdorues

22:17 12/02/2020

WhatsApp ka arritur në 2 miliardë përdorues. Njoftimin e bëri të ditur Facebook, kompania që zotëron gjigandin e komunikacionit. Në këtë mënyrë WhatsApp bëhet platforma e dytë në botë që arrin këtë shifër rekord.

WhatsApp nuk ka bërë të ditur se si e ka llogaritur numrin e përdoruesve, por theksonte se në 2014-n, kur u ble nga Facebook, kishte 500 milionë përdorues.

Facebook ndoqi strategjinë për ta rritur popullaritetin mes të rinjve, që mesa duket ka rezultuar e suksesshme. Gjithashtu kompania synon që të përfitojë nga WhatsApp. Në këtë mënyrë aplikacioni po shkon drejt monetizimit.

Rrjeti social në krye për numrin e përdoruesve është Facebook me 2.5 miliardë të tillë deri më 31 Dhjetor të 2019-s./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi