Gjigandi i komunikimit, WhatsApp, ka nxjerrë përditësimin më të fundit që lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe të cilat fshihen pas shtatë ditësh. Qofshin këto mesazhe individuale apo në grup.

Në dallim nga aplikacionet e tjera rivale, WhatsApp vendosi ta kryente këtë shërbim për përdoruesit, por pa i lejuar ata të zgjedhin kohëzgjatjen. Dhe me fshirjen e mesazheve, nënkuptohet dhe ikja e imazheve apo videove.

“Do ta nisim fillimisht me shtatë ditë. Pasi besojmë se mesazhet jo-permanente sjellin qetësi mendore, por duke qenë praktikë që të mos harrohen. Lista e pazareve apo adresat do vazhdojnë të jenë atje nëse ju duhet”, ka thënë WhatsApp.

“Është me rëndësi të ruhen kujtimet e familjarëve apo miqve tanë, por nuk është e nevojshme të zgjasin përgjithmonë. Qëllimi ynë është që t’i bëjmë bisedat e WhatsApp sa më reale dhe njerëzore të mundshme, kështu që nuk është nevoja të jenë aty përgjithmonë”.

“Mesazhet që zhduken” mund të aktivizohen nëse shtypni emrin e personit ose grupit të chat, dhe të zbrisni poshtë për të aktivizuar opsionin e ri. Bisedat nga ajo pikë dhe përpara nuk fshihen, por pas asaj do të ikin automatikisht. Opsioni mund të aktivizohet në bazë të preferencës, por nëse chat është grup, vetëm administratori mund ta aktivizojë.

Por nuk mbahet përgjegjësi në rast se pala tjetër kap screenshot apo dërgon mesazhet tek dikush tjetër.

Ky pëditësim vjen një muaj pasi WhatsApp solli shërbimin “shopping”. Përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe drejt një kompanie, të shfletojnë katalogët apo edhe të bëjnë blerje pa qenë nevoja të mbyllni WhatsApp.

Dyqanet apo bizneset që kanë një faqe në Facebook, do të operojnë direkte në WhatsApp pa qenë e nevojshme për të hapur një faqe të dytë biznesi.

Kur një përdorues ndërvepron me një faqe në Facebook, të gjitha të dhënat do t’i dërgohen Facebook, përfshi këtu produktet që po shqyrtoni apo që doni të blini”, ka thënë drejtuesi ekzekutiv i WhatsApp, Mat Idema, në një intervistë për The Guardian.  /tvklan.al