WhatsApp do ndalojë së funksionuari në këto telefona duke filluar nga e Hëna - Tv Klan

WhatsApp do ndalojë së funksionuari në këto telefona duke filluar nga e Hëna


WhatsApp do ndalojë së funksionuari në këto telefona duke filluar nga e Hëna

21:34 27/10/2021

Miliona njerëz mund të humbasin aksesin në mesazhet, fotot dhe kontaktet e tyre pasi WhatsApp do mbyllet pëfundimisht për disa telefona.

Një përditësim i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në disa modele të vjetra telefonash.  43 modele Android dhe iOS do të humbasin aftësinë për të dërguar mesazhe dhe fotografi ose për të bërë video thirrje në WhatsApp nga e hëna, 1  Nëntor.

Kjo përfshin çdo telefon me Android 4.0.4 ose më të vjetër të instaluar ose çdo iPhone me softuer iOS 9 ose më të vjetër.

Telefonat që do të humbasin qasjen në aplikacionin e njohur të mesazheve janë:

-Sony Xperia

-LG Optimus F7, F5, L3 II Dual, F7 II, F5 II

-Huawei Ascend Mate dhe Ascend D2

-Apple iPhone SE, 6S dhe 6S Plus

-Samsung Galaxy S3 Mini, Trend II, Trend Lite, Core, Ace 2

Nëse përditësoni telefonin në versionin më të fundit do keni mundësi të përdorni WhatsApp, megjithatë, vetëm disa celularë mbështesin softuer më të ri, siç është iPhone 6S Plus gjashtëvjeçar, i cili do të kualifikohet për iOS 15 këtë vjeshtë.

Mënyra më e mirë për të siguruar që WhatsApp dhe aplikacionet e tjera të vazhdojnë të funksionojnë është të mbani gjithmonë të përditësuar softuerin e telefonit tuaj. Mund të shkoni te cilësimet e telefonit tuaj dhe të kontrolloni nëse jeni përditësuar.

WhatsApp po shton një sërë veçorish të reja për telefonat më të rinj këtë vit, duke përfshirë një ‘shirit kontrolli’, transferimin e bisedave nga iPhone në Android dhe madje edhe shënime zanore të ridizajnuara. Gjithashtu së shpejti do t’ju lejojë të bëni biseda zanore në grup ‘të bashkuar’ në platformën e saj. /tvklan.al








Të ngjashme