WhatsApp do të prezantojë një opsion të ri në përditësimin më të fundin, që do të përmirësojë në mënyrë domethënëse sigurinë e përdoruesve të tij.

Aplikacioni tejet popullor i mesazheve po punon për të ikorporuar biometrinë në opsionin e autentifikimit në pajisjes Android, që do të thotë se përdoruesit mund të mbrojnë mesazhet duke përdorur shenjat e gishtërinjve.

Ky funksion u zbulua fillimisht nga website

WaBetaInfo

, që përcjell vazhdimisht përditësime nga aplikacioni në pronësi të Facebook.

Nuk dihet se kur do të jetë i mundur për përdoruesit ky opsion i ri. Me gjasë kjo do të ndodhë në përditësimin e radhës v2.19.3 për përdoruesit e Android.

iPhone-t e Apple dhe smartphone-t Android që aktualisht e kanë autentifikimin me anë të përdorimit të shenjave të gishtërinjve, do të mund të mbrojnë llogarinë e WhatsApp nga çdo person tjetër, duke i detyruar këta të fundit që të identifikohen me shenjën e gishtit në mënyrë që mund të hapin aplikacionin.

Për ta aktivizuar këtë funksion përdoruesit do të duhet të shkojnë tek

Settings-Privacy-

Authentification.

Aty do të gjejnë një opsion për të selektuar

‘Fingerprint’

.

WhatsApp numëron 1.5 miliardë përdorues aktivë në muaj.

/tvklan.al