Njoftimi i Apple për ndërfutjen e teknologjisë së re që skanon imazhet nëse kanë përmbajtje që cenojnë të miturit përpara se të ruhen në iCloud Photos, ka hasur polemika. WhatsApp ka deklaruar se kompania do ta refuzojë integrimin e programit pasi prek të drejtat e privatësisë së përdoruesit.

“E lexova informacionin që shtroi Apple ditën e djeshme dhe jam i shqetësuar. Mendoj se është përqasja e gabuar dhe një hap pas për privatësinë e njerëzve kudo në botë. Njerëzit kanë pyetur nëse ne do ta pranojmë këtë sistem për WhatsApp-in. Përgjigjja është jo”, shkroi drejtuesi i aplikacionit, Will Cathcart.

Me anë të disa postimeve të tjera, Cathcart parashtroi shqetësimet e tij, duke iu referuar aftësisë së kompanive përgjuese qeveritare për të ndryshuar rolin e programit duke i dhënë potencial për prekje të privatësisë.

“A mundet që ky program skanues në celularin tënd të jetë i pagabueshëm? Kërkuesit nuk kanë mundur ta zbulojnë. Pse jo? Si do ta dimë se sa shpesh gabimet mund të jenë duke cenuar privatësinë e njerëzve?, postoi Cathcart./tvklan.al