WhatsApp padit kompaninë izraelite për sulmet kibernetike

Posta

WhatsApp padit kompaninë izraelite për sulmet kibernetike

13:36 30/10/2019

Aplikacioni “WhatsApp” ka ngritur padi për kompaninë izraelite “NSO Group”, me pretendimin se ajo është përgjegjëse për sulmet kibernetike që infektuan pajisjet me një software të dëmshëm.

WhatsApp e akuzon kampaninë se ka shpërndarë virusin në 1400 telefona celularë për qëllime të mbikqyrjes. Përdoruesit e prekur janë gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, disidentë politikë, diplomatë.

Në një deklaratë, WhatsApp u shpreh se ky është një model i paqartë i abuzimit, dhe prandaj po kërkojnë një urdhër të përhershëm që ndalon “NSO” të përdorë shërbimin e saj.

WhatsApp e promovon veten si një program komunikimi i sigurt, ku mesazhet janë të koduara dhe shfaqen vetën në një formë të lexueshme në pajisjen e dërguesit ose marrësit.

Por në një deklaratë për BBC, kompania “NSO Group” ka hedhur poshtë pretendimet.

Ne kundërshtojmë pretendimet e ngritura dhe do t'i luftojmë fuqishëm. Qëllimi i vetëm i “NSO” është të sigurojë teknologji për agjencitë e licencuara të inteligjencës qeveritare dhe zbatimin e ligjit, për t’i ndihmuar ata të luftojnë terrorizmin dhe krimin e rëndë”. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT