
WhatsApp paralajmëron ndryshime të reja, mesazhet nuk do të jenë më njësoj
15:03 28/11/2022
WhatsApp po punon për të shtuar 6 ndryshime në aplikacion që do të ndryshojnë mënyrën e shkëmbimit të mesazheve. Sipas “WABetaInfo”, do të shtohet një buton i shpejtë për të mos marrë njoftime nga bisedat e grupeve si dhe do të ketë një ndryshim te mesazhet zanore.
- Sondazhet tashmë do të funksionojnë edhe për Windows duke iu bashkangjitur kështu funksionimit të tyre në iPhone e Android.
- Historiku i thirrjeve në panelin anësor të aplikacionit në Windows.
- Shpërndarja e kartëvizitave në versionin Windows.
- Një opsion për të shpërndarë mesazhe zanore si status është “duke u zhvilluar” për iPhone e Android.
- Një bisedë e re zyrtare e WhatsApp ku mund të marrësh këshilla dhe lajmet më të fundit në aplikacion.
- Një “rrugë e shkurtër” për të mos marrë njoftime nga grupet e bisedave.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë afat kohor se kur këto opsione do të jenë të disponueshme në versionet e WhatsApp./tvklan.al