WhatsApp përgatitet për një hap të madh me video-thirrjet




WhatsApp përgatitet për një hap të madh me video-thirrjet

12:58 30/06/2022

Figurinat e personalizuara do të vijnë edhe në WhatsApp. Të njohur ndryshe si avatar, së shpejti  do të mund të krijoni karakterin tuaj të animuar, njësoj si Memoji në iPhone.

Gjithashtu do të mund t’i përdorni edhe si ngjitëse nëpër biseda. Por kjo nuk është e gjitha. Gjatë videothirrjeve, ata mund të bëhen ‘fytyra’ juaj.

Opsioni nuk është ende i disponueshëm në platformë pasi ndodhet në fazën e testimit, por në përditësimin e ri mund të përdoni avatar-in tuaj kur të merrni një video-telefonatë.

“Do të mund të kriojmë avatar-in tonë me anë të ‘Avatar Editor’, një seksion  ku mund ta personalizoni”, thotë WABeta Info.

Sigurisht, opsioni mund të mos jetë i pëlqyer nga të gjithë dhe mund të zgjedhin ende të mos e përdorin. Megjithatë, në videothirrje, nuk mund t’i evitojnë personat që mund ta aktivizojnë./tvklan.al










Të ngjashme