WhatsApp sjell opsionin që i mungonte përdoruesve Android

Posta

WhatsApp sjell opsionin që i mungonte përdoruesve Android

12:48 01/11/2019

Me enkriptimin “end-to-end”, WhatsApp u bë padyshim një nga aplikacionet më të sigurta të komunikimit.

Por gjigandi i komunikacionit nuk ndalet me kaq. Tashmë, WhatsApp ka lëshuar një opsion të ri për përdoruesit e Android që do ta bëjë aplikacionin edhe më të sigurtë.

Tashmë ata mund të përdorin, kyçjen me shenjë gishti (Fingerprint Lock), opsion që ishte i disponueshëm edhe më parë, por vetëm për përdoruesit e iPhone.

Opsioni më i ri për përdoruesit Android

Si ta aktivizoni opsionin:

  1. Hap WhatsApp dhe kalo tek Cilësimet
  2. Shko te Llogaria, pastaj Privatësia dhe në fund të shfaqet opsioni për kyçjen me shenjë gishti.
  3. Aktivizoje
  4. Pastaj konfirmo shenjën e gishtit
  5. Sapo të jetë aktivizuar, do duhet që ta hapni WhatsApp-in me shenjën e gishtit./tvklan.al

Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT