WhatsApp sjell versionin e shumëpritur

WhatsApp sjell versionin e shumëpritur

20:51 22/01/2020

WhatsApp ka prezantuar versionin e ri “Dark Mode”, i cili bën të errët sipërfaqen e aplikacionit. Ky opsion i ri përveçse “errëson” bisedat, gjithashtu siguron mbrojtje për sytë, por edhe ruajtjen e baterisë së telefonit.

Por jo të gjithë kanë fatin e mirë që ky version i ri të jetë në telefonin e tyre. Deri tani versioni i ri është provuar në Android Beta dhe pritet që në ditët në vazhdim ai të shpërndahet tek gjithë publiku i gjerë.

Që në momentin që WhatsApp lajmëroi ndryshimet që do bëheshin në aplikacion, fansat mezi kanë pritur versionin “Dark Mode”./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi