Aplikacioni pritet të sjellë dhe ndryshime të tjera

WhatsApp “Dark mode” ose versioni i errët i WhatsApp është një opsion që ndryshon gjithçka duke bërë të errët sipërfaqen e aplikacionit.

Edhe pse mund të duket si një azhornim i vogël, i parëndësishëm, i cili nuk bën gjë tjetër përveçse “errëson” bisedat tuaja me miqtë, nuk është kështu.

Ky opsion i ri bën të mundur që bateria e celularit tuaj të rezistojë më gjatë, i jep një pamje të re dhe të këndshme aplikacionit dhe njëkohësisht mbron sytë tuaj. Ky version i errët nuk është ende në disipozicion dhe nuk ka ende një datë të saktë se kur do t’i bashkangjitet aplikacionit.

Që nga publikimi i lajmit, reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, disa nuk e kosiderojnë si një risi, madje shprehen se nuk e duan në WhatsApp-in e tyre se mund të jetë e dëmshme për sytë gjatë natës. /tvklan.al