Boksieri amerikan do t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal

Deontei Wilder do të duhet që të qëndrojë jashtë ringut për të paktën gjashtë muaj pas humbjes së tij me “knock-down” nga britaniku Tyson Fury në Las Vegas.

Kjo është një goditje e fortë në karrierën e boksierit amerikan i peshave të rënda.

Boksieri 35-vjeçar nuk ia doli dot që të merrte hak ndaj rivalit britanik për humbjen e pësuar në ndeshjen e tyre të dytë, ndërsa u rrëzua në ring tri herë.

Wilder u çua në spitalin e Nevadës për kontrolle të hollësishme ku rezultoi se kishte thyerje në dorën e djathtë dhe duhet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal javën e ardhshme.

Komisioni i Atletikës i shtetit të Nevadës vendosi që të pezullojë të gjitha akvitetitet sportive të boksierit amerikan deri më 8 Prill, e kjo do të thotë se ai nuk mund të kthehet në ring përpara kësaj date, ose duhet të marrë lejen e një mjeku.

Ndërkohë që Fury do të qëndrojë jashtë ringut për 45 ditë, vendosën mjekët.

Fitorja e britanikut i dha fund një rivalitetit të ashpër mes të dyve, që nisi pas barazimit të debatueshëm në Dhjetorin e 2018-ës.

Klan News