Deontay Wilder e dërrmoi Dominic Breazeale në duelin për brezin WBC në peshat e rënda. Dueli mes dy boksierëve amerikanë përfundoi pa u mbyllur raundi i parë, pas 137 sekondave.

Disa goditje në mjekër e bënë të pamundur që Breazeale të vijonte sfidën. Suksesi i 41 në karrierë për 33-vjeçarin Wilder, i cili nuk njeh humbje në karrierë, ndërsa vitin e kaluar e mbylli në barazim përballjen me Tyson Fury.

Një hap tjetër në karrierë për Deontay Wilder, i cili e mbrojti brezin e kampionit të botës në verisionin WBC për herë të nëntë.

Tv Klan