Për shpullën ndaj Rock: Po kaloja diçka atë natë, thjesht e humba atë

Aktori Will Smith ka sjell në vëmendje  momentin  tronditës kur goditi me shpullë dhe i drejtua me një gjuhë vulgare komedianit Chris Rock pas shakasë që ai bëri  për modelin e flokëve të gruas së tij në çmimet Oscar të këtij viti. Deklaratën aktori e ka bërë në  “The Daily Show With Trevor Noah”, gjatë  promovimit  për filmin e tij të ri, “Emancipation”.

Smith, i cili fitoi Oscarin e tij të parë, për aktorin më të mirë, për rolin e tij në filmin e tenisit “King Richard” në të njëjtën ceremoni, u ndalua më pas të marrë pjesë në Oscar për 10 vjet.

Për moderatorin Smith u shpreh:

”Ajo ishte një natë e tmerrshme siç mund ta imagjinoni. Ka shumë nuanca dhe kompleksitete në të. Por në fund të ditës, e humba atë.” “Po kaloja diçka atë natë, jo se kjo e justifikon sjelljen time por  ishin shumë gjëra. Ky nuk është ai që dua të jem.”

“Emancipation”, një burrë që shpëton nga skllavëria, do të publikohet muajin e ardhshëm, kandidat për Oscar 2023. Në një intervistë të veçantë me televizionin FOX 5, Smith tha se do ta kuptonte “plotësisht” nëse disa njerëz nuk ishin ende gati për ta parë atë në një film të ri.

Klan News