Will Smith zbulon “sekrete” nga Aladdin

Will Smith zbulon “sekrete” nga Aladdin

11:50 25/08/2019

Aktori i njohur Will Smith ka bërë publike disa nga prapaskenat e filmit të tij më të fundit Aladdin, ku duket teksa shijon xhirimet së bashku me kolegët e tij, por edhe zbulon për publikun mënyrën se si është xhiruar filmi dhe çfarë fshihet pas asaj që ne shohim si produkt përfundimtar.

Aladdin është një version i ri i filmit me po të njëjtin emër i realizuar në vitin 1992, i cili bazohet në librin arab Njëqind e Një Netë.

Ai u lançua në datën 8 Maj të këtij viti në kinemanë Grand Rex në Paris dhe më pas në datën 24 Maj në Shtetet e Bashkuara. Ky version gjithashtu është një realizim i kompanisë Disney.

Deri më tani filmi rezulton të jetë mjaft i suksesshëm, ndërsa buxheti i shpenzuar ka arritur shumën prej 283 milionë dollarësh.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT