Pesë fitues u shpërblyen me 1 milion Paund secili për të ofruar zgjidhje për problemet e mëdha mjedisore

Princi William dhe Kate i Britanisë morën pjesë në ceremoninë prestigjioze të çmimeve Earthshot në Boston në SHBA . Çmimet vjetore u krijuan nga Princi Ëilliam për të financuar projekte që synojnë të shpëtojnë planetin.

Pesë fitues u shpërblyen me 1 milion paund secili për të ofruar zgjidhje për problemet e mëdha mjedisore. Ishin 15 finalistë në pesë kategori, duke filluar nga një startup kenian që prodhon soba me djegie më të pastër deri te një nismë riciklimi në Amsterdam. 

Finalistë të tjerë të çmimit përfshijnë një iniciativë të Omanit për të hequr dioksidin e karbonit, një biznes indian që kishte shpikur një alternativë të qëndrueshme ndaj lëkurës nga lulet e përdorura dhe një ekip kinez që përpiqet ta kthejë shkretëtirën djerrë në tokë pjellore.

Ndërkaq presidenti i SHBA Joe Biden mirëpriti Princin e Britanisë William gjatë vizitës së tij në SHBA. Përveç takimit me Biden, vizita mbretërore ka qenë e mbushur me projekte lokale mjedisore, arsimore dhe komunitare në Boston. Catherine, Princesha e Uellsit, vizitoi Qendrën për Fëmijët në Zhvillim në Universitetin e Harvardit për të biseduar me studiuesit se si shkenca mund t’i ndihmojë fëmijët të arrijnë potencialin e tyre më të lartë.

Vizita ka fituar një rëndësi të shtuar pasi vjen disa ditë përpara se  Princi Harry dhe Meghan të marrin pjesë në një ceremoni për dokumentarin televiziv Netflix. Kjo është vizita e parë e çiftit në tetë vjet në SHBA dhe hera e parë që dalin jashtë Britanisë që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Klan News