Princi William mund t’i rikthehet punës si pilot i ambulancës ajrore. Sipas The Sun, William do të japë kontributin e tij në luftën kundër Covid-19. Në vitin 2017 duka i Kembrixhit punoi si mjek me Ambulancën Ajrore të Anglisë Lindore.

Sipas mediave britanike, William pritet që të vendoset gjithashtu në frontin e parë për të ndihmuar mjekët që po përballen me këtë situatë të vështirë.

Princi ka e bërë këtë kërkesë gjatë një vizite në fillim të këtij muaji në qendrën e Shërbimit të Shëndetit Kombëtar, atëherë kur edhe Britania po regjistronte viktimat e para nga virusi.

Mesa duket ky është një ndër rolet më të rëndësishëm të William, duke patur parasysh që edhe princi Charles, si dhe një prej anëtarëve të stafit të Mbretëreshës u prekën nga Covid-19.

Klan Plus