Britanikja 19-vjeçare eleminoi në raundin hapës të turneut të Cincinnati Open ikonën amerikane të tenisit

Turi i lamtumirës së Serena Uilliamsit pësoi një tjetër tronditje përgjatë rrugës, pasi u mund nga Ema Radukanu 6-4 6-0 në raundin hapës të turneut të Sinsinati Open.

Tenistja e njohur amerikane ka edhe një turne tjetër përpara US Open, ku ajo do të ketë shansin që të barazojë rekordin e vendosur nga Margaret Kurt, që ka fituar 24 Grand Slam.

Nisja në turneun e Sinsinatit ishte e ngadalaltë, por Uilliams i dhuroi publikut emocione duke kërkuar përparësi ndaj kampiones në fuqi të US Open.

Por britanikja 19-vjeçare u përgjigj dhe në fund fitoi setin e parë, pavarësisht rezistencës së rivales. Edhe në setin e dytë, Radukanu u tregua më e aftë dhe e fitoi duke festuar suskesin e parë në duelin e parë mes dy tenisteve.

Kundërshtari i radhës i 19-vjeçares do të jetë dy herë fituesja e Grand Slam, Viktoria Azarenka.

Uilliams përshëndeti turmën kur u largua dhe nuk foli me median më pas. Ndërsa Radukanu tregoi emocionet për përballjen me tenisten e njohur.

“Unë mendoj se ne duhet që të nderojmë Serenën dhe karrierën e saj të mrekullueshme. Jam mirënjohëse për eksperiencën që unë luajta kundër saj. Çdo gjë që ajo ka arritur është kaq frymëzuese. Është një legjendë. U duk sikur isha e qetë, por jam kaq e emocionuar!”

Uilliams, që në Shtator mbush 41 vjeçe, ka qenë numri 1 i botës për emra në tenis dhe kishte fituar 4 Grand Slam kur Radukanu lindi në Nëntor të 2002-it. Amerikania e fitoi Grand Slam e fundit në vitin 2017 kur ishte shtatzënë me vajzën e saj, Olimpia.

Klan News