Williams rinovon deri në 2028

Williams rinovon deri në 2028

19:55 12/08/2019

Rinovon kontratën me Athletic Bilbao

Inaki Williams mund ta quajmë pa frikë një lojtar me peshë tek Athletic Bilbao. Sulmuesi do të luajë për skuadrën baske edhe për 9 vitet e ardhshëm.

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në 2028, kur Inaki të ketë mbushur 34 vjeç. Ky rinovim i afrohet me atë të brazilianit Denilson, i cili në 1998 firmosi për 10 vjet me Real Betis. Gjithsesi Athletic Bilbao po tregon besim tek Inaki Williams, i cili iu bashkua ekipit në vitin 2014. Vetëm në sezonin e kaluar të La Liga ai shënoi 13 gola.

Drejtuesit e klubit duket se nuk duan ta humbasin, duke i vendousr një klauzolë 135 milionë Euro. Inaki Williams u përfol kohët e fundit se ishte nën vëzhgim nga Manchester United.

Të ngjashme
UKT