Microsoft po nxjerr më herët seç pritej nga përdoruesit e kompjuterave sistemin më të ri operativ, Windows 11. Disa nga ndryshimet që u njoftuan në Qershor përfshijnë përmirësime vizuale dhe integrimin e Microsoft Teams.

Ajo që përbën një risi më të madhe është menuja ‘START’, e përqendruar në shiritin e detyrave. Menuja hap një dritare me aplikacione të fiksuara ‘rekomandohen’ dhe lë vend për hapësirën e kërkimit.

Ekipet e Microsoft (MSFT) do të integrohen drejtëpërsëdrejti në software-in e ri dhe do të kenë ikonën e vet në shiritin e detyrave. Gjithashtu, përmirësime do të ketë edhe për të apasionuarit pas lojrave online sepse sistemi i ri operativ sjell një veçori “Auto HDR” që do të përmirësojë automatikisht ngjyrën dhe ndriçimin e ekranit, një teknologji e prezantuar për herë të parë në tastierat XBOX të Microsoft.

Windows 11 vjen 6 vjet pasi Microsoft rishikoi sistemin e vjetër operativ Windows 10, që sot funksionon në afërsisht 1.3 miliardë pajisje në gjithë botën.

Sipas Geoff Blaber, drejtuesi i CCS Insight, kalimi nga Windows 10 në atë 11 nuk është një hap revolucionar, por ka ndryshime që do ta bëjnë më të lehtë punën e përdoruesit dhe do ndikojë në shtrirjen më të madhe të aplikacioneve të Office 365.

Duke filluar nga 5 Tetori, kompania do të fillojë qasjen për azhurnimin falas ku do t’i jepet përparësi pajisjeve të reja ndaj atyre të vjetra./tvklan.al