Konfirmohet data e publikimit të filmit të ri të aktorit Michael B. Jordan, “Ëithout Remorse”. Ky projekt vjen nëpër kinema dhe në platformën “Amazon Prime”, më 30 Prill.

Studio e filmave “Paramount” ka përshtatur në film romanin  e famshëm të autorit  Tom Clancy, I cili ishte planifikuar të lancohej në ekran në tetor të vitit të kaluar, por si shumë projekte tjera, kishte pësuar ndryshim të datës disa herë për shkak të  pandemisë së Covid-19.

Në film Jordan portretizon ushtarin e Marinës, John Clark, i cili vendos të marrë hak ndaj vrasësve të gruas së tij shtatzënë, por shpejt e zbulon se ky rrugëtim do ta përfshijë atë në një konspiracion shumë më të madh se çe  kishte menduar.

Michael B. Jordan, i cili vjen edhe si producent i filmit të ardhshëm, bashkë me Akiva Goldsmanin, Josh Appelbaumin dhe Andre Nemecun, gjithashtu pritet të luajë rolin protagonist në një projekt të ri filmik, me titull “Rainbow Six”, xhirimet e të cilit planifikohet të nisin këtë vit.

Tv Klan