Wojciech Szczesny vazhdon të regjistrojë sukses te Barcelona. Portieri polak po bën histori në vetëm 4 muaj, duke qenë një shtyllë e jashtëzakonshme për ekipin e teknikut Hansi Flik. Që prej debutimit të tij në Kupën e Mbretit më 4 Janar, Shezni ka luajtur 22 ndeshje, me një bilanc prej 19 fitore dhe 3 barazime, kundër Atalantës në Champions League, Atlético de Madrid në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit në gjysmëfinale dhe kundër Betisit në gjysmëfinale të Ligës.

Nëse arrin të shmangë humbjen në Dortmund këtë të mërkurë në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, portieri polak do të barazojë serinë e tretë më të gjatë të pamposhtur në sezonin e parë me Barcelonën.

Një rekord ku rreshtohet krah emrave si legjendari Johan Cruyff , i cili gjatë kohës së tij si lojtar i Barcelonën në mesin e viteve 1970 nuk përjetoi asnjë humbje në 23 ndeshje radhazi. I pari në listën e kësaj renditje është Cesc Fàbregas, i cili arriti në 30 ndeshje pa humbur dhe më pas është braziliani Paulinho, i cili arriti shifrën prej 25 ndeshjesh pa provuar shijen e humbjes.

Klan News