Filmi me heronjtë do të shfaqet gjatë festave të Krishtlindjes

Filmi me superheronj, “Wonder Woman 1984”, edhe pse në një periudhë shumë të keqe për Amerikën e cila po shënon rekorde, do të publikohet në kinema dhe në platformën digjitale HBO Max. Filmi do të dali në periudhën e Krishtlindjeve në datën 25 Dhjetor. Producentët e “Wonder Woman 1984”, në fillim u shprehën se ky film me buxhet të lartë do të shtyhej pasi kinematë rrezikoheshin nga një mbyllje e dytë.

Studioja filmike “Warner Bros.” përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se filmi i shumëpritur i regjisore Patty Jenkins, do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga 16 Dhjetori.

Ky projekt kinematografik është i mbushur me skena aksion ku rolin kryesor e interpreton Gal Gadot.

Fillimisht ishte planifikuar të publikohej nëpër kinema më qershor të këtij viti.  Studiot hollivudiane i kanë shtyrë premierat e shumicës së filmave me buxhet të lartë, deri në vitin 2021, kjo pasi pandemia ka bërë që shumë kinema të qëndrojnë të mbyllura. “Wonder Woman 1984” është filmi i fundit me superheronj i planifikuar që do të transmetohet gjatë këtij viti.

Patty Jenkins së fundmi ka lënë të nënkuptohet se do të ketë edhe vazhdim të tretë të filmit, “Wonder Woman”. Regjisorja e famshme dëshiron ta jap maksimumin në filmin “Wonder Woman 1984”, pasi beson se do të jetë hera e fundit që ajo do të ketë mundësi ta sjellë historinë e superheroinës së famshme.

Klan Plus