Eventi që mbahet çdo 5 vjet, ngjarja më e madhe në botën arabe që ndikon në ekonominë e vendit

Dubai po përgatitet për World Expo, event qe mbahet çdo 5 vjet me arritjet që shfaqin qindra shtete në pavionet e tyre, duke ekspozuar më të rejat nga teknologjia dhe arkitektura. Organizatorët e ngjarjes që duhej të mbahej një vit më parë, por u shty  nga pandemia janë shprehur se presin 25 milionë vizitorë në panairin që do zgjasë 6 muaj nga 1 Tetori 2021 – 31 Mars 2022.

Me gjithë kufizimet në udhëtime dhe bllokimet e fundit në disa pjesë të Europës, Reem Al Hashimy,  Drejtoresha e Përgjithshme e Dubai Expo 2020, tha se “me vaksinat që po përhapen, besojmë se situata do të rregullohet deri në tetor dhe do të jetë shumë më pozitive deri atëherë”.

Dubai Expo po faturohet si ngjarja më e madhe që do të mbahet në botën arabe. Për Emiratet e Bashkuara Arabe, ngjarja vjen në një kohë kur ekonomia, po përpiqet të rikuperohet nga një nga recesionet e saj më të këqija në pesë dekada.

Autoritetet shpresojnë se World Expo do të tërheqë një numër të madh turistësh, që do të ndihmonin përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike. Miliarda dollarë janë derdhur në projekt që kur Emiratet e Bashkuara Arabe fituan ofertën për të organizuar panairin ndërkombëtar në 2013.

World Expo pritet të rrisë ekonominë e Dubait me 33 miliardë dollarë dhe të krijojë deri në 300,000 vende pune. Ai do të ketë stacionin e vet të metrosë, ndërsa gjatë ngjarjes kompania Uber, do të testojë makinat fluturuese. Rreth 90% e materialeve të përdorura në ndërtim për Ëorld Expo, me pas do të përdoren për të krijuar ndërtesa të përhershme.

Klan News